Prezantimi i Përgjithshëm i Shoqërisë U/K Shkodër

Informacion i përgjithshëm mbi Shoqërinë

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër siguron shërbime të shitjes me pakicë të furnizimit me ujë dhe kanalizime për Bashkinë e Shkodrës, dhe Fshatrat Bahçallek, Shirokë dhe Zogaj, dhe siguron gjithashtu shërbim të furnizimit me ujë vetem në disa fshatra në Komunën e Rrethinave, veriut të Qytetit, dhe pjesëve të fshatrave të Dobracit, Golemit dhe Hot i Ri.

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 660 datë 12.09.2007, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër u transferua formalisht në pronësi të qeverisjes lokale me datë efektive 1 Janar 2008.

Mbështetur në statutin e saj, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka detyrimin të përmbushë një sërë detyrash për të siguruar shërbime me ujë të pijshëm për popullatën në zonën e saj të shërbimit, ndërsa pushteti lokal ka të drejtën të kryejë mbikqyrjen e kompanisë ujore siç përcaktohet në legjislacion. Kompania operon bazuar në katër parimet e mëposhtme:

  • Funksionimi si një Shoqëri e orientuar nga tregu dhe financiarisht e pavarur;
  • Operacionet e manaxhuara ne mënyrë të pavarur nga Drejtori i Përgjithshëm, siç rregullohet nga Statuti i Kompanisë, dhe mbikqyrur nga Këshilli Mbikqyrës.

Në Mars 2009, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka negociuar implementimin e një projekti të madh investimesh te bashkëfinancuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Qeveria Austriake dhe Kooperacioni Zviceran. Projekti do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me ujë dhe do të mbrojë Liqenin e Shkodrës duke përmirësuar shërbimet e kanalizimeve; dhe në të njëjtën kohë duke zhvilluar kapacitetet e nevojshme për mbështetjen e operacioneve dhe administrimit të Shoqërisë lokale të Ujësjellës Kanalizimeve.

Qëllimi i Projektit synon të sigurojë një furnizim me ujë të pijshëm dhe mbledhje të ujërave të zeza të qëndrueshëm, ekologjikisht dhe higjenikisht të sigurtë në qytetin e Shkodrës. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen ambientale të liqenit, ruajtjen e burimeve natyrore, reduktimin e rreziqeve të shëndetit për popullsinë e qytetit të Shkodrës dhe vizitorët e tij. Për më tepër, kushtet e jetesës së popullsisë dhe struktura e kushteve të ekonomisë lokale në Shkodër do të përmirësohen përmes rehabilitimit të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Objektivat kryesore janë të përmirësohet sistemi teknik i furnizimit me ujë dhe sistemi i largimit të ujërave të përdorura në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat afër saj si edhe të shndërrojë UK Shkodrën në një shoqëri moderne të orientuar nga klienti dhe financiarisht të pavarur.

Projekti përfshin masat e mëposhtme të investimeve:

  • Masa teknike të lidhura me zgjerimin e sistemit të furnizimit me ujë.
  • Masa teknike të lidhura me zgjerimin e sistemit të kanalizimeve.

Më poshtë paraqiten masat teknike të projektit të cilat do të ndërmerren lidhur me furnizimin me ujë:

  • Rrethimi i fushës së puseve të Dobracit dhe ndërtimi i një rezervuari të ri uji;
  • Rehabilitimi i tubacionit kryesor nga stacioni i pompimit në fushën e puseve deri në Qytet duke prezantuar një inliner;
  • Instalimi i valvolave pluskuese dhe matësave kryesorë të ujit nëpër rezervuarë;
  • Pas një rehabilitimi të plotë të zbulimit të rrjedhjeve në rrjet me anë të zëvendësimit të tubave me një gjatësi prej rreth 34 km përfshi zëvendësimin e valvulave dhe lidhjeve të shërbimit;
  • Instalimi me matësa uji për klientët;
  • Furnizimi me pajisje për zbulimin e rrjedhjeve dhe fushatë për reduktimin e humbjeve të ujit me anë të hetimit të rrjedhjeve në rrjetin e shpërndarjes;
  • Furnizimi me hardware dhe software për sistemin SCADA.

Janë identifikuar masat e mëposhtme teknike lidhur me sistemin e kanalizimeve:

  • Furnizimi i pajisjeve të nevojshme për pastrimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në Shkodër;
  • Shkëputja e ujrave të shiut nga rrjeti i kanalizimeve;
  • Rehabilitimi i kanaleve të dëmtuara dhe pusetave përfshi kapakët;
  • Rehabilimi i stacionit të pompimit përfshi instalimin e një sistemi të heqjes së llumrave;
  • Ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza në fshtrat e Dobraçt dhe lidhja e këtij fshati me rrjetin qendror të kanalizimeve të Shkodrës;
  • Ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve përfshi kolektorët e ujërave të zeza dhe një impianti të vogël pastrimi të ujrave të zeza në fshatin Shirokë.

Pjesa institucionale përfshihet si më poshtë:

  • Përmirësimi i Sistemeve të Menaxhimit
  • Sistemi i Faturimit Arkëtim
  • Sistemi i Kontabilitetit dhe Menaxhimit Financiarë
  • Sistemi GIS dhe Hartave
  • Përmirësimi I Mbështetjes Financiare
  • Përmirësimi drejtim të Rekuperimit të Plotë të Kostove
  • Planifikimi dhe Parashikimi Financiar
  • Politika dhe Strategjitë e Tarifave
  • Efiçienca e Faturim Arkëtimeve
  • Zhvillimi Organizativ dhe Menaxhimi i Personelit
  • Përditësim Rutine, Vjetor i Planit të Biznesit
  • Programe Gjithpërfshirës dhe Mbështetëss i Trajnimi të Stafiti
  • Raportim Rutinë tek Manaxhimi dhe Procedura të Kontrollit të Performancës
  • Ristrukturimi organizativ dhe Përshkrimet e Punës Plotësisht të Zhvilluara
  • Kompani Tregtare e Fokusuar tek Klienti
  • Programe të Informimit / Edukimit / Komunikimit me Klientin
  • Programe të Marrëdhënieve me Publikun
     
Web site by Amtek sh.p.k.